Ngjarja e Metamorfozis: Dezinformatat kundër vaksinave kovid-19 dhe si të përballemi me to

Fondacioni Metamorfozis dje mbajti një ngjarje onlajn, ku u prezantuan aktivitetet dhe arritjet e projektit të titulluar “Reagimi i shpejtë ndaj dezinformimit për vaksinat”, të cilin Metamorfozis nga Shkupi e zbatoi nëpërmjet botimeve digjitale Vërtetmatësi, Meta dhe Portalb, i cili u mbështet nga Fondi Ballkanik për Demokraci. Projekti rezultoi me një dokument përfundimtar që përmban një pasqyrë të të gjitha llojeve të ndryshme të dezinformatave dhe konkluzione e rekomandime për gazetarët, studiuesit, por edhe për të gjithë ata që duan të thellohen në botën e dezinformatave për kovid-19 dhe vaksinave kundër kovid-19.

Vaksinat e ndryshojnë strukturën e ADN-së, vaksinohen vetëm jobesimtarët, vaksinat përmbajnë çipa, kurse njerëzit që i vaksinojnë fëmijët e tyre në fakt ua shesin ata djallit.

Këto janë vetëm disa nga dezinformatat në lidhje me kovid-19 dhe vaksinimin, të cilat u përhapën në rrjetet sociale dhe në një pjesë të vogël të mediave gjatë pandemisë me koronavirusin.

Fondacioni Metamorfozis dje mbajti një ngjarje onlajn, ku u prezantuan aktivitetet dhe arritjet e projektit të titulluar “Reagimi i shpejtë ndaj dezinformimit për vaksinave”, të cilin Metamorfozis nga Shkupi e zbatoi përmes botimeve digjitale Vërtetmatësi, Meta dhe Portalb, i cili u mbështet nga Fondi Ballkanik për Demokraci, iniciativë e Fondit Gjerman Marshall nga Uashingtoni.

Ky projekt u zbatua në periudhën qershor 2021 deri në shkurt 2022 dhe ka rezultuar me një dokument përfundimtar,“Faktet, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria janë armët më të rëndësishme në luftën kundër dezinformatave të vaksinave”, i cili paraqet një përmbledhje të aktiviteteve për gjetjen e fakteve të dezinformatave për vaksinat, si dhe temave e sqarimeve të shumtë të botuara, që gjithashtu kanë të bëjnë me dezinformatat për vaksinat dhe kovid-19.

Kryeredaktori i Vërtetmatësit, Vlladimir Petreski, thotë se projekti ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse është realizuar në kohën kur u shfaqën llojet e reja të koronavirusit, kurse vaksinimi në vend kishte ngecur.

U përpoqëm të përfshijmë teknika inovative dhe bashkëpunim me shoqata të ndryshme, dhe ashtu të rrisim përhapjen e së vërtetës kur bëhet fjalë për dezinformatat për vaksinat. Mendoj se verifikimet e fakteve patën ndikim serioz në vaksinimin në vend. Patëm bashkëpunim të drejtpërdrejtë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht hapëm grupe në Viber dhe Whatsapp për të bërë pyetje ku, për të kontrolluar faktet. kishte kolegë nga redaksitë e tjera. E gjithë kjo kontribuoi në përshpejtimin e procesit të verifikimit, tha Petreski.

Sipas tij, niveli i dezinformatave për virusin dhe vaksinimin është i ndryshëm kur bëhet fjalë për rrjetet sociale dhe mediat. Niveli i dezinformatave në media është shumë më i ulët, kurse më virale janë postimet në rrjetet sociale, pra fakti që Facebook është shumë rigoroz në këtë drejtim, gjegjësisht ekziston një manual i veçantë për dezinformatat që është shumë i rreptë dhe që fshin pjesë të madhe të pavërtetave të publikuara.

Doktoresha Aleksandra Georgieva, Kryetare e Shoqatës së Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj, i ndau përvojat e saj nga puna e rregullt, përkatësisht përvojat e fituara në komunikimin me pacientët, si dhe në konsultimin në kuadër të projektit. Shoqata Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kontrolluesit e fakteve dhe me ndihmën dhe ekspertizën e tyre janë bërë më shumë se 60 kontrolle.

Miroslava Burns, bashkëpunëtore dhe gazetare e rregullt në Vërtetmatësi, vuri në dukje llojet kryesore të dezinformatave në lidhje me vaksinimin kundër kovidit dhe koronavirusit që janë përhapur në publik.

Ka profile të caktuara për qëllime të veçanta, të cilat janë të dedikuara vetëm për përhapjen e dezinformatave, që kanë viralitet dhe ndikim të madh, pra kanë fuqi ta përforcojnë perceptimin se këto informacione janë të vërteta. Sa i përket llojeve të dezinformatave, u përballëm me informacione për vaksinat dhe fëmijët, që është një temë e ndjeshme, rrëfimet ishin të ashpra, rekomandimet u shpërfillën dhe u përdor apeli “prindërit të mos ia japin fëmijët e tyre djallit”, pretendohej se kovidi nuk i sulmon fëmijët dhe u publikuan foto të fëmijëve të cilët kinse kanë vdekur shkaku i vaksinimit, e të cilat më vonë rezultuan se ishin foto të helmimit me monoksid karboni në një vend të huaj. Dezinformata përhapeshin edhe duke e përdorë religjionin, me narrativin se vetëm jobesimtarët vaksinohen dhe ia japin trupin djallit nëse marrin vaksinë”, tha Burns.

Megjithatë, dezinformatat më të rrezikshme, tha Burns, janë ato që ndajnë barna dhe receta të pa verifikuara për trajtimin e kovid-19 ose që supozohet se rekomandohen pas vaksinimit, si agjërimi 40-ditor me ujë, për të pastruar trupin prej helmeve, diçka që mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e njeriut.

Dokumenti përfundimtar,“Faktet, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria janë armët më të rëndësishme në luftën kundër dezinformatave për vaksinat”,përmban një përmbledhje të të gjitha këtyre llojeve të ndryshme të dezinformatave që i ka hasur ekipi i projektit për verifikim të fakteve dhe përmban konkluzione dhe rekomandime për profesionistët e medias, studiuesit, por edhe për të gjithë ata që duan të gërmojnë më thellë në botën e kovid-19 dhe vaksinave kundër kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button