Disney, Warner dhe Sony ndaluan shfaqjen e filmave në Rusi

Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave të tyre në kinematë ruse pas pushtimit në Ukrainë. Këto njoftime nënkuptojnë se premierat e filmave si, The Batman, Turning Red dhe Morbius nuk do të shfaqen siç ishte planifikuar.

Ky vendim vjen teksa qeveritë në shumë vende të botës kanë shtuar sanksionet kundër Moskës, transmeton REL.

Në ditët e fundit, korporatat globale, përfshirë gjigantë të energjisë dhe ata të prodhimit të makinave, kanë ndërprerë lidhjet biznesore me Rusinë.

Ndërkohë Netflix ka thënë se nuk do të respektojë rregullat e reja ruse për të transmetuar kanale të mbështetura nga shteti.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale, ne nuk kemi në plan që të shtojmë këto kanale në shërbimin tonë”, ka thënë një zëdhënës i Netflixit.

Platformat teknologjike, Twitter dhe Faceook kanë marrë po ashtu hapa drejt kufizimit të mediave shtetërore ruse në platformat e tyre, pasi janë akuzuar për përhapje të dezinformatave për pushtimin rus në Ukrainë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button