Petrovska: Nuk ka indikacione se ndaj RMV-së ekziston kanosje e drejtëpërdrejtë ose indirekte për sigurinë

Gjendja e sigurisë është stabile, deri tani nuk ka indikacione se ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut ekziston kanosje e drejtëpërdrejtë ose indirekte për sigurinë e saj, konsideron ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, njofton Portalb.

Obligim dhe kompetencë e institucioneve nga sektori i inteligjencës së sigurisë, siç deklaroi sonte për Televizionin 24 ministrja Petrovska, është që vazhdimisht ta ndjekin gjendjen dhe të informojnë për ndryshim eventual.

Petrovska informoi se është vendosur kontakt me të gjithë shtetasit tanë të cilët janë paraqitur se janë për momentin në Ukrainë qëllimi, siç tha, është që kur do të krijohen kushte të sigurta, të sillen në shtet. MPJ, shtoi, nuk do të rrezikonte ta vendosë në pikëpyetje sigurinë e shtetasve tanë.

“Për fat të mirë, shtetasit tanë përpiqemi në mënyrë të sigurtë përmes MPJ-së, si koordinator kryesor në bashkëpunim me ambasadat, që të sigurohet korridor përmes të cilit do të mund të sillen”, informoi Petrovska.

Ajo edhe njëherë konfirmoi se i bashkëngjitemi solidaritetit të vendeve-anëtare të NATO-s dhe BE-së për ndihmë të drejtëpërdrejtë dhe praktike për Ukrainën. Ajo ndihmë, tha Petrovska, është jashëtzakonisht me kërkesë të autoriteteve ukrainase, edhe ata si Ministri e posedojnë.

Ministrja tha se për momentin nuk ka vendim për mobilim të pjesëtarëve të Armatës tonë dhe dërgim të tyre në Ukrainë.

“Një vendim të tillë ende nuk kemi sjellë. Në pajtueshmëri me mekanizmat e NATO-s, në mënyrë plotësuese në qoftë se kërkohet nga ne, do të dërgojmë forca, deri në këtë moment një vendim i tillë nuk është sjellë. Opinioni do të informohet në qoftë se sjellim një vendim të tillë”, tha Petrovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button