Bullgaria ka evakuuar 200 persona nga Odesa midis të cilëve ka edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska në brifingun e jashtëzakonshëm kumtoi se sot të gjithë shtetasit bullgarë të cilët ndodhen në Ukrainë dhe kanë shprehur dëshirë për evakuim nga Kievi dhe rrethina, kanë mundësi për evakuim urgjent, shkruan MIA, njofton Portalb.

Për momentin Ukrainën  po e braktisin katër autobusë dhe të gjithë automobilat e konsullatit bullgar në Odesa dhe Ambasada në Kiev.

Në autobusët dhe automobilat ka rreth 200 persona – shtetas bullgarë, ukrainas dhe nga Maqedonia e Veriut, një shtetas nga Gjeorgjia, si dhe personeli i Ambasadës bullgare në Kiev dhe konsullati i përgjithshëm në Odesa.

Ministrja Gençovska dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani janë në komunikim të vazhdueshëm për tërheqjen e shtetasve nga Maqedonia e Veriut”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i MPJ-së bullgare, Mitko Dimitrov.

Dimitrov përkujtoi se dje diplomatë bullgarë u kanë ndihmuar 22 shtetasve të Maqedonisë së Veriut në kufirin ukrainas-molldavian dhe rumun, ndërsa dy maqedonas e kanë braktisur Odesën me autobus.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button