Si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës, raporti i OKB-së për klimën do të mbetet në hije

Përderisa shkencëtaret të hënën po përgatitnin publikimin e një raporti klimatik të kthjellët nga Kombet e Bashkuara, ka shqetësime se ai do të mbetet nën hije si pasojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raportoi Reuters, transmetoi Portalb.mk.

Raporti – i përshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres si një “atlas vuajtjesh” – bën thirrje për përpjekje të përbashkëta nga qeveritë për t’u përgatitur për një botë më të ngrohtë.

Por, pak mund të injoronin gjendjen e rëndë të autorit të vetëm ukrainas, një botanist i cili përshkroi se ishte strehuar në një strehë për bomba në Kiev gjatë kontrollit përfundimtar të një raporti për Panelin Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që u deshën tre vjet për t’u përgatitur.

“Betejat po zhvillohen si jashtë qytetit, ashtu edhe në qytet, ku u shfaqën parashutistët rusë. Njerëzit janë të shqetësuar, por ne nuk kemi panik.” tha Yakiv Didukh për Reuters, i cili punon në Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës.

Fillimi i invazionit i tronditi pjesëmarrësit virtual të IPCC-së të dielën në mëngjes, përderisa delegatët politikë dhe shkencëtarët mbanin një sesion përfundimtar pas dy javësh të negociatave të përmbledhjes së raportit për politikëbërësit.

“Delegacioni ukrainas foli këtë mëngjes në mbylljen përfundimtare. Nuk do ta përsëris atë që tha ajo sepse mendoj se do të emocionoohem.” tha autorja kryesore e IPCC Daniela Schmidt gjatë një konferencë të së dielës.

Kur pushtimi filloi javën e kaluar, delegacioni ukrainas u tha organizatorëve të IPCC se ata mund të tërhiqeshin nga shqyrtimi përfundimtar i dokumentit nëse interneti ose energjia elektrike do të prisheshin.

Shkencëtarët në takim thanë se delegacioni i Moskës gjithashtu kërkoi falje në emër të rusëve që kundërshtojnë konfliktin.

Sipas Hans-Otto Portner, një bashkëkryetar i raportit të IPCC, autorët shprehën solidaritet personal me delegacionin ukrainas.

Disa shqetësoheshin se puna e mundimshme do të përfundonte duke u injoruar.

“Ne jetojmë në një botë ku ka konkurrencë të vazhdueshme për titujt.” tha për Reuters bashkëkryetarja tjetër e raportit të IPCC, Debra Roberts.

Të tjerë vunë re se graviteti i raportit kërkon vëmendje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button