RMV, për 23 përqind janë ngritur çmimet e materialeve për ndërtimin e shtëpive

Për një vjet në Maqedoninë e Veriut janë rritur çmimet e shërbimeve dhe materialeve për ndërtimin e objekteve të banimit në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 17.9 %, kostot për materialet për 23.0 % dhe kostot e punëtorëve më të larta për 8.1%”, sqarojnë nga Enti Shtetëror për Statistikat.

Rritje është shënuar edhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2021, ashtu që për 2.3 përqind u rritën kostos e ndërtimit, për 2.1 përqind çmimet për materialet, ndërsa për 2.8 përqind ato për punëtorët.

“Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual”, sqarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button