U rritën për 18 përqind çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti, veçohet çmimi i metaleve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të produkteve industriale në krahasim me muajin dhe vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin janar të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 2.7 % dhe për 18.1 % në nivel vjetor”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Për një muaj, çmimet e sektorit për prodhime kapitale kemi rritje për 10.5 përqind, ndërsa te sektori i energjisë për 2.5 përqind; ndërsa për një vjet rritja më e madhe është vërejtur te energjia për 39.1 përqind, prodhimet kapitale për 35.2 përqind, etj.

Për një vjet rritje më e madhe është vërejtur te prodhimi I metaleve për 59.8 përqind brenda një viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button