Më shumë produkte joushqimore, më pak produkte ushqimore kanë qarkulluar në tregun e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar është vërejtur rritje e qarkullimit të produkteve joushqimore në krahasim me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2021, tregon rritje te tregtia me pakicë e produkteve joushqimore, përveç karburanteve për 12.8 %”, bëjnë me dije nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje është vërejtur edhe te tregtia me pakicë e karburantit automobilistik për 61.5 përqind, ndërsa te tregtia me pakicë, përveç tregtisë së karburantit kemi rritje për 5.7.

Në këtë periudhë është regjistruar ulje e qarkullimit te tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit për 1.4 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button