U kërkua ndërprerja e transmetimit të televizioneve ruse në Maqedoninë e Veriut

Nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në Maqedoninë e Veriut për TV21 njoftojnë se pas rekomandimeve të marra nga Qeveria, janë lëshuar udhëzues deri tek operatorët e rrjetit publik të komunikimit që të përjashtojnë kanalet e Federatës Ruse nga lista e programeve televizive.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 27 shkurt 2022 i rekomandoi Agjencisë që “të udhëzojë operatorët kabllorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të përjashtojnë kanalet ku Federata Ruse paraqitet si themeluese ose janë individë privatë, persona fizikë ose juridikë me origjinë nga Federata Ruse.” Bazuar në këtë, Agjencia ka udhëzuar me shkrim të gjithë operatorët e rrjetit publik të komunikimeve elektronike”, deklarojnë nga ASHMAA.

Agjencia ka sqaruar që ndalesa nuk duhet të jetë më shumë se tri ditë, ndërsa në rast se kjo ndalesë shkakton pasoja financiare, ajo mund edhe të mos zbatohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button