Në mesnatë do të ndryshojë çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që të rritët përsëri çmimin e derivateve të naftës duke filluar nga mesnata, transmeton Portalb.mk.

“Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 1.3.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, bëjnë me dije nga Komisioni.

Ngasësit e veturave nga nesër do të paguajnë 1.5 denarë më shumë për litër për benzinën dhe diselin. Vaji ekstra i lehtë ndërkohë do të rritet për një denarë.

Me ndryshimet e fundit, çmimi më i lartë për Eurosuper BS-95 do të jetë 84 denarë, Eurosuper BS-98 do të jetë 86 denarë, diseli 75.5 denarë, vaji ekstra  i lehtë do të jetë 745 denarë, ndërsa 48.17 denarë do te jetë mazuti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button