Koreja e Jugut i vendosi sanksione Rusisë

Koreja e Jugut i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleatëve të saj në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se vendi ka ndaluar eksportin e materialeve strategjike në Rusi dhe ka hequr Moskën nga sistemi i pagesave SWIFT.

Lajmi për vendosjen e sanksioneve të Koresë së Jugut ndaj Rusisë u raportua edhe nga agjencia e lajmeve Yonhap.

Ambasadori rus në Korenë e Jugut, Andrey Kulik, paralajmëroi se ky hap mund të ndryshojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Vendimi është për keqardhje të thellë, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Koresë së Jugut janë zhvilluar vetëm në mënyrë afirmative në 30 vitet e fundit. Trajektorja në rritje, mendoj se tani do të ndryshojë kurs”, tha Kulik.

I dërguari tha se masa do të ndikojë gjithashtu në bashkëpunimin në projektet trepalëshe.

“Projektet e bashkëpunimit ndërmjet Koresë së Jugut dhe Veriut dhe Rusisë janë vërtet të lidhura ngushtë me zgjidhjen e çështjes bërthamore, marrëdhëniet ndërkoreane, paqen në Gadishullin Korean, sigurinë dhe prosperitetin. Duke marrë parasysh gjithçka, dyshoj se Koreja e Jugut vërtet kishte nevojë për të gjitha këto”, tha Kulik.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button