Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së diskutojnë për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ministrat e mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën nëpërmjet video-konferencës për koordinimin e ndihmës ushtarake, pasi BE-ja përcaktoi një buxhet për ndihmë ushtarake prej 500 milionë euro për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, për gazetarët para takimit tha se qëllimi i takimit të sotëm ishte të përcaktohet se çfarë po bëjnë vendet e BE-së dhe koordinimi i BE-së.

Borell deklaroi se buxheti prej 500 milionë eurosh do të përdoret për të plotësuar nevojat e Ukrainës si armë me kualifikim të lartë, armë anti-tank dhe karburant.

“Lufta vazhdon ashpër. Kievi, Kharkivi po rezistojnë. Rusia pëson humbje të mëdha. Por ne duhet të ofrojmë municion, armë të cilësisë së lartë, armë anti-tank, karburant për tanke dhe avionë. E gjithë kjo duhet të koordinohet”, tha Borrell.

“Ne e dimë se çfarë do të thotë që Bjellorusia të jetë një vend bërthamor”

Duke iu referuar referendumit të amendamentit kushtetues të mbajtur dje në Bjellorusi, Borrell deklaroi se ata nuk e njohin referendumin. “Referendumi i rremë do t’i japë Bjellorusisë statusin për t’u bërë një vend bërthamor. Kjo është shumë e rrezikshme. Ne e dimë se çfarë do të thotë që Bjellorusia të jetë vend bërthamor, ky është ligji bërthamor i Rusisë. Kjo është një çështje shumë rrezikshme”, tha Borrell.

Kërkesa për anëtarësim të Ukrainës nuk është në rendin e ditës

I pyetur për kërkesën urgjente të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për anëtarësim në BE, Borrell tha: “Sot, kjo çështje nuk është në rendin e ditës. Për momentin, ne duhet të shikojmë çështje shumë më urgjente, praktike. Anëtarësimi është një proces që do të marrë vite. Duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme, jo vitet në vijim”.

Duke kujtuar se Ukraina ka një perspektivë të BE-së, Borrell tha se tani duhet luftuar sulmi i Rusisë.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button