Publikohet hiti i ri, Shakira injoron himnin e Botërorit

Shakira mbetet një talent i jashtëzakondshëm, ndërsa sot i ka shpallur një konkurencë të hapur Pitbull dhe JLo, duke publikuar këngën e Kupës së Botës. Këngëtarja ka lançuar këngën e saj La La La (Brazil 2014), për të bërë hitin e Kupës së Botës që do të mbahet në Brazil.

Kujtojmë këtu se vetëm pak ditë më parë, doli dhe kënga zyrtare e këtij botërori, bashkëpunimi mes Pitbull dhe Jennifer Lopez me këngën “We are one”. Shakira duket se do ua marrë ekskluzivitetin, duke qënë se edhe para 4 vitesh, në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikë, Shakira hapi këtë ngjarje me këngën “Waka, Waka”, transmeton Albeu.

Video e cila zgjat në më pak se 4 minuta, ka jo vetëm ngjyra, por edhe futbollistë të famshëm. Në videon e saj është përfshirë edhe burri i këngëtares, futbollisti i Barcelonës Pique, por edhe Messi, Neymar, etj. Nuk kishte si të mungonte edhe djali i Shakirës i cili quhet Milan.

Lajme të ngjashme

Back to top button