Kovaçevski-Varhej: Fillimi i negociatave për RMV-në nuk duhet vonuar asnjë ditë më tepër

Qeveria njofton se në kuadër të agjendës së punës për pjesëmarrje në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhej, transmeton Portalb.mk.

Nga shërbimi i informimit të Qeverisë njoftojnë se Kovaçevski dhe komisioneri Varheji u pajtuan se janë krijuar kushte që të përshpejtohet procesi i gjetjes së zgjidhjeve ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

“Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk guxon të shtyhet për një ditë tjetër dhe prandaj është e nevojshme të shfrytëzohet presidenca franceze dhe mjedisi i favorshëm që ekziston aktualisht për gjetjen e zgjidhjeve”, citohet të kenë thënë të dy bashkëbiseduesit.

Ndryshe, lidhur me përcaktimin dhe zhvillimin e investimeve strategjike në fushën e tranzicionit energjetik në vend dhe zgjidhjen e sfidave të krizës energjetike, eurokomisioneri Varheji thuhet të ketë paralajmëruar mbështetjen e duhur për Maqedoninë e Veriut përmes institucioneve evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button