Sali: Nuk ka nevojë të vazhdojmë skrininkun te nxënësit, jemi në fazën e stabilizimit të valës së katërt

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, beson se sipas rezultateve nuk ka nevojë të vazhdohet me skriningun e nxënësve, sepse përqindja e nxënësve të infektuar është shumë e vogël. Ai vuri në dukje se shifrat e të infektuarve të rinj monitorohen çdo ditë dhe tani jemi në fazën e stabilizimit të valës së katërt, transmeton SkopjeInfo.

“Sipas rezultateve të deritanishme, besojmë se nuk ka nevojë të vazhdohet me skriningun, sepse ia kemi arritur qëllimit. Kemi kërkuar nga ky skrining që të shohim sa është përqindja e fëmijëve të sapo infektuar, shohim që numri është shumë i vogël, 0.8 për qind, kështu që nuk ka nevojë të vazhdohet me skriningun. Ne ndjekim numrat çdo ditë, kështu që mendojmë se jemi në një fazë të qetësimit të valës së katërt”, tha Sali gjatë shënimit të Ditës së Sëmundjeve të Rralla.

Në pyetjen gazetareske nëse në seancën e nesërme të Komisionit për Sëmundjet Infektive do të propozohet reduktim shtesë i masave, ministri theksoi se fillimisht do të analizohet gjendja epidemiologjike dhe do të shihet në cilin drejtim do të lëvizim.

“Ekzaminimi serologjik do të na japë informacion shtesë se si të veprojmë. Sigurisht, ne do të analizojmë situatën që ndodhi javën e kaluar dhe do të vendosim javën e ardhshme në varësi të rezultateve të shqyrtimit”, shtoi Sali.

Ai theksoi se për momentin nuk mund të thotë nëse do të ketë masa lehtësuese për heqjen e maskave të fëmijëve në shkolla, se si do të veprojnë në të ardhmen varet nga mbledhja e nesërme e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Me rastin e shënimit të Ditës së Sëmundjeve të Rralla, ministri tha se këtë vit pret që me ribalancin e buxhetit të rritet buxheti për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla.

“Buxheti përgatitet nga Qeveria në fund të vitit për vitin e ardhshëm dhe normalisht nuk mund të parashikohet numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi për sëmundje të rralla dhe natyrisht me ribalancin çdo vit rritet buxheti që ishte planifikuar më parë.Çdo pacient që ka nevojë për terapi trajtohet në klinikat e Qendrës sonë Klinike, ndaj nuk kam asnjë informacion për pacientë që nuk marrin terapi”, tha Sali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button