MPJ-ja u bëri thirrje qytetarëve të RMV-së të largohen nga Rusia

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje qytetarëve të RMV-së që qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse që të përdorin fluturimet komerciale ende të disponueshme, tokësore dhe detare, për t’u larguar nga ai vend. Ky paralajmërim vjen pas mundësisë së një ndërprerjeje të plotë të fluturimeve drejt dhe nga Rusia, pas mbylljes së hapësirës ajrore evropiane për linjat ajrore ruse, transmeton Portalb.mk.

“Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që planifikojnë të vizitojnë Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi drejt saj”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi se monitoron nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë me të cilët shkëmbejmë informacione dhe analiza për gjendjen aktuale në baza ditore.

Numrat e mëposhtëm të telefonit të Ambasadës janë në dispozicion për të mbështetur qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse:

  • + 74 99 124 33 57 (fiks)
  • + 79 58 643 34 63 (celular)
  • e-mail: moscoë@mfa.gov.mk
  • [email protected]

“Po ashtu, qytetarët tanë mund të kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme në linjën telefonike +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]”, thuhet më tej në njoftimin e MPJ-së.

MPJ-ja njoftoi gjithashtu të gjithë qytetarët, që ndodhen brenda apo jashtë vendit tonë, të ndjekin dhe të informohen vetëm nga kanalet zyrtare të informimit që vijnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Rusi dhe do të informojë me kohë për udhëzimet e mundshme shtesë për veprimet e qytetarëve tanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button