fbpx

5 mijë meteoroidet që bombardojnë Tokën përditë

Çdo ditë, më tepër se 40 tonë meteoroidë godasin atmosferën tonë. Shumë prej tyre janë pjesë të vogla nga pluhuri i kometave, të cilat përplasen pa krijuar dëme në atmosferën e Tokës, duke krijuar shi meteorësh në qiellin e natës. Pjesë më të mëdha copash të asteroideve dhe kometave krijojnë dhjetëra topa zjarri rreth planetit.

Këto harta reale, tregojë vizualizimet e tyre nga NASA. Vizualizimet krijohen duke përdorur një program të Agjensisë, të quajtur Asgard, që gjurmon rreth 4000-5000 meteoroide në ditë. Harta blu ndjek pozicionin e tyre në qiell duke përdorur Radarin Kanadez të Orbitës së Meteorëve (CMOR). Kryesorët rrethohen dhe listohen nga emri i tyre sipas Unionit Astronomik Ndërkombëtar.

Harta tjetër tregon shpejtësinë e meteoroidit. Zona e kuqe tregon një shpejtësi prej 12 km/s, e gjelbra, 42 km/s dhe bluja, 66 km/s. Në cep të hartës tregohet data dhe ora e të dhënave, që pretendohet të jetë ora e përafërt, sipas NASA-s.

Të dhënat merren duke përdorur një rrjet me 12 kamera, 6 prej të cilave ndodhen në veri të Alabamës, në veri të Xhorxhas, në jug të Teneses dhe në jug të Karolinës së Veriut. Çdo pamje mund të kapet nga më tepër se një kamerë. Kjo i lejon NASA-s të llogarisë gjatësinë e lëmshit të zjarrtë dhe shpejtësinë e tij.

Si quhen shkëmbenjtë e hapësirës?

Asteroidi është një copë e madhe shkëmbi, e krijuar nga përplasjet ose i mbetur nga sistemi i hershëm diellor. Shumica e asteroidëve lokalizohen midis Marsit dhe Jupiterit në Rripin Kryesor.

Kometa është një shkëmb i mbuluar me akull, metan dhe përbërës të tjerë. Orbitat e tyre i çojnë shumë larg nga sistemi diellor.

Meteori është ai që e quajmë “shkëndijë drite” në atmosferë, kur digjen pjesët. Këto pjesë në vetvete njihen si meteoroide. Shumica e tyre janë të vegjël, saqë kthehen në avull në atmosferë. Nëse ndonjëri prej tyre arrin në Tokë, quhet meteorit. Meteorët, meteoroidët dhe meteoritët, zakonisht e kanë origjinën nga asteroidet dhe kometat.

Lajme të ngjashme

Back to top button