Rasti ‘Titanik’, Protugjer u dënua me kusht, Janakievski me 4.5 vjet burg, ndërsa Jankullovska me 2.5 vjet (VIDEO)

Gjyqtari Osman Shabani dënoi të gjithë të akuzuarit që e pranuan fajin për rastin Titaniku. Martin Protugjer, i cili konsiderohet i afërt me Nikolla Gruevskin, mori dënim me kusht. Mile Janakievski u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, transmeton Portalb.mk.

Gordana Jankullovska, e cila ishte ministre e Punëve të Brendshme, u dënua me 2 vjet e 6 muaj. Biljana Brishkovska u dënua me kusht, që do të jetë dy vjet burg nëse kryen të njëjtën vepër për pesë vitet e ardhshme. Dënim me kusht ka marrë edhe Katerina Vellovska, e cila ka qenë zëvendësministre e Ekonomisë. Kiro Todorovski, shefi i kabinetit të Jankulovskës, u dënua me kusht. Munir Pepiq, i dënuar për “27 Prillin”, tani mori dënim një vit burg. Kosta Mitrovski mori tre vjet burg.

Të pandehurit ndiqeshin për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Përveç atyre që u deklaruan fajtorë për akuzat në rastin Titanik janë edhe ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kirill Bozhinovski, ish-deputeti Ilija Dimovski, ish-kryetari i Pustecit Edmond Temelko dhe 12 të tjerë të akuzuar për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

  • Të gjitha lajmet për lëndën “Titanik” mund t’i lexoni KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button