Thaçi: Ne dimë të bëjmë autostrada, të tjerët s’dinë as rreth-rrotullim

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka shpalosur në Gjilan programin e tij “Misioni i Ri”, të cilin e ka cilësuar projekt të zhvillimit ekonomik që synon krijimin e më se 200 mijë vende të reja të punës.

Ai ka premtuar autostradën Prishtinë-Gjilan-Bresalc-Konçul, me një gjatësi 51 kilometra.

“Ne kemi dëshmuar se dimë dhe mund të bëjmë autostrada, për dallim prej të tjerëve të cilët nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë as një rreth-rrotullim në Prishtinë”, ka thënë Thaçi, raporton Rajonipress.

Thaçi i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtorit të Spitalit Regjional në Gjilan për financimin e një qendre emergjente në këtë qytet, duke thënë se kjo është e realizueshme qysh në shtator të këtij viti me rishikim të buxhetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button