Kryeministri bullgar kërkoi dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes pas komenteve për situatën në Ukrainë

Kryeministri Kiril Petkov, sot më 28 shkurt i ka kërkuar ministrit bullgar të mbrojtjes Stefan Yanev të japë dorëheqje nga posti, pasi kishte deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës nuk duhet të quhet “luftë”, raporton Euractiv, transmeton Portalb.mk.

Petkov tha se ai ka mbështetjen e të gjithë partnerëve të koalicionit, duke përfshirë partinë e tij, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, Partinë Socialiste Bullgare (PSB), “Ka një popull të tillë” të Savi Trifovovit dhe Bullgarinë Demokratike, të udhëhequr nga Hristo Ivanov.

“Ministri im ushtarak nuk mund të përdorë fjalën “operacion” në vend të “luftë”, tha ai.

Pasi çështja u diskutua nga politikanët të dielën në mbrëmje, do të thirret një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit për të votuar dorëheqjen dhe emri i pasardhësit të Yanevit do të shpallet të hënën pasdite.

Përveç komenteve të tij se si t’i referohen luftës, ai të dielën në Facebook shkroi se thirrjet për dorëheqjen e tij “vënë në rrezik sigurinë kombëtare”.

Yanev shpjegoi se sulmet kishin për qëllim zëvendësimin e tij me dikë që do të ishte më bashkëpunues në promovimin e interesave të huaja në Bullgari. Kjo, shtoi ai, do të kishte pasoja “të rrezikshme” për vendin dhe ai qëndroi në bindjen se nuk do të tërhiqej.

“Mos prisni që unë të jap dorëheqjen në këtë situatë gjeopolitike”, shkroi Yanev.

Yanev, ish-gjeneral i ushtrisë, ishte shefi i kabinetit të Presidentit Rumen Radev, i cili e bëri ministër të përkohshëm, post që ai e zuri nga maji deri në dhjetor 2021. Petkov më pas shërbeu si ministër i ekonomisë në kabinetin e parë të përkohshëm të Yanevit (maj-shtator 2021 ).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button