“Metamorfozis” organizon debat online: Ngrohja globale thërret na aksion, si të përballen të rinjtë me të ardhmen?

Fondacioni Metamorfozis sot me fillim në ora 13:00 organizon debat publik online përmes platformës Zoom, me temë ” Ngrohja globale thërret na aksion, si të përballen të rinjtë me të ardhmen?”, transmeton Portalb.mk.

Pse ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të rinjtë? Si po përballet Republika e Maqedonisë së Veriut me ndryshimet klimatike për momentin? Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin qeveritë dhe kompanitë në të ardhmen nëse duam të reduktojmë ndikimin e ngrohjes globale? Cilat shprehi duhet të ndryshojmë të gjithë në jetën e përditshme, për të zbutur ndryshimet klimatike? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje nga pjesëmarrësit në debatin publik.

Ngjarjen do ta hapë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ndërsa në të do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatës “Go Green” dhe të Qendrës për Ndryshime Klimatike, si dhe dy delegatët e rinj që e përfaqësonin Maqedoninë e Veriut në manifestimin “Rinia për Klimën – Udhëheqësit e Ambicieve”, që i parapriu Konferencës së 26-të për Ndryshime Klimatike në Glasgou (COP26) vitin e kaluar.

Debatin do të mund ta ndiqni nëpërmjet Zoom, ndërsa më shumë informacione mund të gjeni këtu.

Debati realizohet në kuadër të projektit “Lajme të besueshme për rini të aftësuar”, që financohet nga Ambasada Britanike në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button