Kryeministri holandez: Agresioni i Putinit duhet të ndalet

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, bëri thirrje për unitet ndërkombëtar, për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë, transmeton REL.

Duke folur në Parlament, Rutte tha se shtetet e lira dhe demokratike të botës “janë bashkuar në kundërshtimin e këtij pushtimi” dhe në “mbështetjen për popullin ukrainas”.

“Ne duhet ta ndalojmë agresionin e Rusisë, agresionin e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, së bashku me partnerët dhe aleatët tanë”, tha Rutte.

Holanda e ka ndihmuar Ukrainën me disa pajisje ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button