Google lë pas Apple, me teknologjinë më të avancuar në botë

“Apple, i cili për tre vjet ka qënë në majë të klasifikimeve për teknologjinë më të avancuar, është mundur nga gjiganti Google” studimi i bërë nga Millward Brown.

Sipas një vlerësimi nga BrandZ, 100 markat më të vlefshme të komunikimit në botë, Google ka pësuar rritje të adhurave me 40%, ose 159 bilione $ më shumë se Apple, i cili ka pasur një rënie me 20% ose 148 bilione$ më pak.

“Që me vdekjen e Steve Jobs duket se Apple ka ngadalësuar implementimin e risive duke deklaruar se do fustë programe të reja… por asgjë nuk duket deri tani, ndërsa Google duket se nuk është përqëndruar vetëm në një sektor por është përpjekur vazhdimisht të sjellë gjëra të reja duke fituar kështu shumë popullaritet” shprehet Oscar Yuan, zv.presidenti I kompanisë Millward Brown

“ Google nuk është thjesht një motor kërkimi, aty gjej gjithçka që unë dua të di” shprehet një përodruese e Google Android.

Lajme të ngjashme

Back to top button