Delegacioni i Ukrainës arriti në vend-takimin me delegacionin rus

Delegacioni i Ukrainës mbërriti në një vend në zonën e kufirit me Bjellorusinë, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Lajmi u konfirmua nga Presidenca e Ukrainës në Twitter, transmeton REL.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.

Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button