Mbi 100 policë, një helikopter dhe vullnetarë të shumtë janë në kërkim të Petarit 10-vjeçar

Vazhdon kërkimi intensiv për fëmijën 10-vjeçar Petar Xhoboski, për të cilin prindi i tij raportoi të premten mbrëma (25.02) se është larguar nga shtëpia në fshatin Vërbsko, komuna e Prilepit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas policisë, menjëherë janë marrë masa dhe aktivitete për gjetjen e fëmijës dhe në kërkim janë angazhuar 102 zyrtar policor, një helikopter, qenë të stërvitur për kërkim, si dhe një dron.

Në kërkim janë përfshirë edhe pjesëtarë të Njësisë territoriale zjarrfikëse Prilep, pjesëtarë të shërbimit të shpëtimit “Zllatovrv”, shoqatës gjuetare “Mukos”-Prilep, banorë të fshatrave përreth, si dhe qytetarë vullnetarë nga disa qytete.

Kërkimi intensiv vazhdon deri në gjetjen e fëmijës.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve nëse kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte për gjetjen e fëmijës, ta ndajnë menjëherë me policinë dhe të ndihmojnë në kërkimin e tij.

Kërkimet për 10-vjeçarin Petar u vështirësuan sot nga kushtet e këqija të motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button