Borrell: BE s’do t’i përgjigjet me “përshkallëzim” vendimit të Putinit për forcën bërthamore

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të përfshihet në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi forcën e tij bërthamore në gjendje gatishmërie.

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përshkallëzim”, tha Borrell për BBC-në., transmeton REL.

Rusia, me urdhrin e Putinit, ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Putin u tha të dielën shefave të tij të mbrojtjes se forca bërthamore duhet të vihet në gjendje gatishmërie, për shkak të “deklaratave agresive” të Perëndimit.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin ushtarak rus në Ukrainë dhe ka vendosur një varg sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë disa kundër Putinit dhe ministrit të tij të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Megjithatë, njoftimi i Putinit nuk do të thotë se Rusia synon të përdorë armë bërthamore.

SHBA-ja e dënoi menjëherë vendimin e tij, duke e cilësuar si “përshkallëzim të papranueshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button