Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar

Ushtria ukrainase tha të hënën se trupat ruse kanë ngadalësuar ofensivën e tyre, transmeton REL.

“Okupatorët rusë kanë ulur ritmin e ofensivës, por ende po përpiqen të zhvillojnë sukses në disa fusha”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura.

“Armiku është i demoralizuar dhe po pëson humbje të mëdha”, thuhet në deklaratë.

Një ditë më herët, Rusia pranoi për herë të parë se ka humbje në radhët e ushtrisë së saj, por nuk dha statistika.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i urdhëroi të dielën forcat bërthamore që të vihen në gjendje gatishmërie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button