Ukraina paraqet padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Ukraina ka paraqitur kërkesë për të nisur një procedim kundër Rusisë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për një “mosmarrëveshje … në lidhje me interpretimin, zbatimin dhe përmbushjen e Konventës së vitit 1948 dhe Parandalimin e Ndëshkimit të Krimeve të Gjenocidit”, sipas një njoftimi të GJND, transmeton CNN.
Në aplikim, Ukraina thotë se Rusia “ka pretenduar në mënyrë të rreme se akte gjenocidi kanë ndodhur” në rajonet separatiste të Luhansk dhe Donetsk, duke shtuar se Rusia më pas deklaroi dhe zbatoi një “operacion special ushtarak” kundër Ukrainës, thuhet në njoftimin për shtyp.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi lajmin në Twitter, duke kërkuar një “vendim urgjent” nga GJND.
“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shkroi presidenti ukrainas.
Ukraine has submitted its application against Russia to the ICJ. Russia must be held accountable for manipulating the notion of genocide to justify aggression. We request an urgent decision ordering Russia to cease military activity now and expect trials to start next week.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 27, 2022
Ukraina akuzon gjithashtu Rusinë për “planifikimin e akteve të gjenocidit” në vend dhe thotë se Rusia “qëllimisht po vret dhe po shkakton lëndime serioze ndaj anëtarëve të kombësisë ukrainase”, sipas njoftimit për shtyp.