Takimi Rusi – Ukrainë, nesër në mëngjes

Një delegacion ukrainas do të takohet me një delegacion rus të hënën, më 28 shkurt, për bisedime në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pas garancive të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, transmeton REL.

Njoftimi erdhi të dielën pasi forcat ukrainase u angazhuan në luftime të ashpra me trupat ruse në qytete të shumta anembanë Ukrainës.

Rusia po përballet me dënimin universal dhe sanksionet e shtuara nga fuqitë perëndimore për sulmin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës, tashmë në ditën e katërt.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet do të zhvillohen të hënën në mëngjes sipas kohës lokale.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button