Si kuptohet fjala ‘MATURANT’ te nxënësit, prindërit, profesorët, drejtorët…

Është bërë tashmë traditë për shkollat e mesme, ku pas përfundimit të shkollës së mesme të organizohen mbrëmje të cilat simbolizojnë mbylljen apo përfundimin e këtij cikli shkollorë. Por këto organizime sikur po e tejkalojnë atë që quhet organizim normal. Si duket këto organizime edhe ia kanë ndërruar edhe kuptimin fjalës “MATURANT”.

• Të nderuar dhe shumë të respektuar!
“MATURANT” nuk do të thotë shfrenim. “MATURANT” nuk do të thotë degjenerim. “MATURANT” nuk do të thotë lakuriqësi. “MATURANT” nuk do të thotë modelim – defilim. “MATURANT” nuk do të thotë prishje morali. “MATURANT” nuk do të thotë kush më mirë do të zbukurohet dhe më shumë do zhvishet.

“MATURANT” nuk do të thotë kush do të vallëzojë më së shumti dhe pijë deri në mëngjes. “MATURANT” nuk do të thotë cili do të ketë veturën më të shtrenjtë dhe më të bukur. “MATURANT” nuk do të thotë kush do të ketë shoqëruesin apo shoqëruesen më të bukur dhe më tërheqëse. “MATURANT” nuk do të thotë që drejtori me bashkëpunëtorët e tij të bëj biznes duke organizuar natën e maturës. “MATURANT” nuk do të thotë të përfundosh katër vitet e shkollimit me sukses të dobët apo të mbetesh në riprovim. “MATURANT” nuk do të thotë të përsëritësh vitin edhe një herë. “MATURANT” nuk do të thotë të VDESËSH!

• Të dashur dhe shumë të respektuar nxënës, prindër, profesorë, drejtorë të shkollave si dhe udhëheqës të sektorit për arsim!
“MATURANT” do të thotë, të falënderosh Zotin për të gjitha të mirat që ti dha dhe vazhdon të ti jep. “MATURANT” do të thotë, maturi, vetëdijesim, formim, edukatë, moral, zotësi. “MATURANT” do të thotë, të mbarosh me sukses shkollimin e mesëm dhe të jesh i gatshëm për arsimin e lartë. “MATURANT” do të thotë, të përshëndetesh dhe të kërkosh falje dhe ndjesë nga shokët, profesorët dhe udhëheqësit e shkollës për çdo lëshim apo gabim që e ke bërë gjatë asaj periudhe sa ke qenë nxënës në atë shkollë.

MJAFT MË ME ANTI VLERA!!!

Shkruan: Muaz Agushi

Lajme të ngjashme

Back to top button