Franca njofton qytetarët e saj të largohen nga Rusia

Franca ka “rekomanduar fuqimisht” që çdo shtetas i saj që ndodhet aktualisht në Rusi të largohet “pa vonesë”, transmeton BBC.

Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se po mbyllte të gjithë hapësirën e tij ajrore për avionët rusë.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet: “Për shkak të kufizimeve në rritje në trafikun ajror midis Rusisë dhe Evropës, rekomandohet fuqimisht që francezët që kalojnë nëpër Rusi (turistët, vizitorët, studentët, profesionistët në mision) të bëjnëë rregullime për t’u larguar nga vendi pa vonesë me lidhje ajrore ekzistuese.

Gjithashtu këshilloi qytetarët që të shtyjnë çdo udhëtim të ardhshëm në Rusi.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button