Borrell: Kriza mund të përhapet edhe në vendet tjera përfshirë Ballkanin Perëndimor​

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha sot se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor, transmton REL.

“Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon,” tha Borrell në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë.

“Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje”, tha Borrell.

Si përgjigje ndaj krizës në Ukrainë, BE-ja për herë të parë në histori ka njoftuar se do të përdor fondet e saj për të ndihmuar ushtarakisht ukrainasit.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button