SHBA-ja këshillon qytetarët amerikanë të largohen menjëherë nga Rusia

Një numër në rritje i linjave ajrore po anulojnë fluturimet në dhe jashtë Rusisë dhe shumë vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse. Qytetarët amerikanë duhet të konsiderojnë largimin menjëherë nga Rusia përmes opsioneve komerciale që janë ende të disponueshme”, tha departamenti i shtetit sot, transmeton The Guardian.
Muajin e kaluar, SHBA paralajmëroi amerikanët që të mos udhëtojnë në Rusi për shkak të tensionit përgjatë kufirit me Ukrainën, si dhe “potencialit për ngacmim kundër qytetarëve amerikanë, aftësisë së kufizuar të ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi” dhe “ngacmimeve nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse.“