Britania e Madhe do të dërgojë edhe 40 milionë funta shtesë në ndihmë humanitare në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson sot njoftoi se do të dërgojnë edhe 40 milion funta shtesë ndihmë në Ukrainë, transmeton The Guardian.

Financimi do të ndihmojë agjencitë e ndihmës dhe do të sigurojë akses në furnizime mjekësore si ilaçe, shiringa, veshje dhe pako për kujdesin e plagëve dhe nevoja të tjera themelore.

“Në ditët e fundit bota ka dëshmuar shfaqje trimërie dhe heroizmi mahnitës nga populli ukrainas në përgjigje të atyre që kërkojnë të zhdukin lirinë e tyre me forcë”, tha kryeministri britanik.

“Britania e Bashkuar nuk do ja kthejë shpinën Ukrainës. Ne po ofrojmë të gjithë mbështetjen ekonomike dhe ushtarake që mundemi për të ndihmuar ata ukrainas që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur vendin e tyre.”

Qeveria ka premtuar 140 milion funta ndihmë për Ukrainën këtë vit dhe ka ofruar të garantojë deri në 500 milion dollarë kredi. Mbretëria e Bashkuar, së bashku me shumë vende të tjera evropiane, është zotuar të vazhdojë të furnizojë me armë ushtrinë e Ukrainës derisa lufton forcat ruse.

Johnson, i cili u takua me krerët e komunitetit ukrainas në një kishë në Londër sot, tha se çdo person ukrainas i vendosur në Britani të Madhe do të ishte në gjendje të sillte anëtarët e afërt të familjes nga Ukraina.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button