Turqia sinjalizon se mund të bllokojë hyrjen në Detin e Zi

Turqia ka thënë se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare që mund ta bëjë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për Marinën Ruse, transmeton BBC.

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, si Rusia në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoglu tha më herët: “Kemi vendosur që situata në Ukrainë është kthyer në luftë. Ne do të zbatojmë në mënyrë transparente dispozitat e Montreaux.

Turqia, e cila është një aleate e NATO-s, por është gjithashtu e varur nga Rusia për energjinë dhe turizmin, e kishte quajtur më parë sulmin e Rusisë të papranueshëm, por nuk e quajti situatën një luftë.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button