Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Bisedimet Ukrainë-Rusi pa parakushte “tashmë një fitore”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se “ne nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e territorit tonë” përpara bisedimeve të dakorduara mes delegacioneve ukrainase dhe ruse, transmeton The Guardian.

Rusia fillimisht tha se nuk dëshironte bisedime, më pas tha se donte bisedime me kushte. Tani, pas një sërë pengesash ushtarake që disa vëzhgues thonë se mund të kenë tronditur presidentin rus Vladimir Putin, kushtet janë hequr, për të cilat ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba tha se ishte “tashmë një fitore”.

Një element i bisedimeve, tha Kuleba, është se Bjellorusia ra dakord se nuk do të përdorte forcë ushtarake kundër Ukrainës “nga tani dhe në momentin kur bisedimet do të përfundojnë”.

Kuleba pati një ton optimist gjatë konferencës sot, duke i siguruar gazetarët “ne do të triumfojmë, unë jam absolutisht i sigurt në këtë”.

“Kjo është një luftë midis presidentit Putin dhe popullit të ukrainës,” tha ai, duke shtuar: “Ne jemi të vendosur të mposhtim Rusinë, në të njëjtën mënyrë që mundëm përbindëshin e mëparshëm në Evropë 80 vjet më parë.”

Ai u kërkoi aleatëve të sigurojnë më shumë furnizime ushtarake në betejën kundër Rusisë.

Kuleba, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sulmet bërthamore, tha se nëse Ukraina do të sulmohej me armë bërthamore do të ishte “një katastrofë”, por tha se kjo nuk do të thyente shpirtin ukrainas. Ai tha se urdhri i Putinit për të vënë në gatishmëri të lartë parandalimin bërthamor ishte një strategji për të ngritur aksionet përpara bisedimeve.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button