fbpx

Qyteti Kharkov sërish nën kontroll të ushtrisë ukrainase

Ushtria e Ukrainës ka siguruar sërish kontrollin e saj në Kharkov, qytetin e dytë më të madh të vendit në të cilin kishin hyrë trupat ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Kharkovit, Oleh Synyehubov, në një deklaratë nëpërmjet aplikacionit Telegram ka thënë: “Kemi kontroll të plotë në Kharkov. Forcat e Armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”, tha ai.

Disa video u publikuan lidhur me luftimet intensive mes forcave ukrainase dhe trupave ruse që hynë në qytet mbrëmë natën dhe të cilat tregonin konfiskimin e disa mjeteve ushtarake ruse.

Ndërkohë, Lyudmyla Denisova, ombudsmania e qeverisë së Ukrainës tha se në sulmet e Rusisë kanë humbur jetën mbi 210 civilë ukrainas dhe se të paktën 1.100 të tjerë janë plagosur.

“Armiku me një mizori të padukshme po shemb shtëpitë, spitalet, çerdhet dhe shkollat, duke i privuar nga të drejtat e jetës djemtë dhe vajzat e Ukrainës, përfshirë fëmijët”, tha Denisova.

Gjatë bombardimit të një spitali në Kiev ka humbur jetën një fëmijë ndërsa si pasojë e goditjes së një shtëpie nga një raketë në Kharkov ka humbur jetën një grua, njoftoi Denisova e cila bëri thirrje se “Rusia duhet të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë për këto krime”.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button