Donald Trump: Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i tmerrshëm

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “të tmerrshëm” sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka theksuar se Rusia nuk do të tentonte një sulm të tillë gjatë presidencës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në Konferencën e Veprimit Politik Konservator 2022 (CPAC 2022) të mbajtur në Florida, Trump dha deklarata lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Trump tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është një lider “i guximshëm” pasi nuk u largua nga Kievi. Ai shtoi se “Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i tmerrshëm. Ne lutemi për popullin e Ukrainës. Zoti i bekoftë të gjithë”.

Ai tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka sulmuar Ukrainën duke përdorur “dobësinë” e presidentit amerikan Joe Biden.

“Putin luan me Bidenin sikur po i bie daulles dhe po kërcen. Ashtu siç e kanë kuptuar të gjithë, një katastrofë e tillë e tmerrshme nuk do të ndodhte kurrë sikur të mos bëheshin mashtrime në zgjedhjet tona në vitin 2020 dhe sikur unë të isha sërish president”, tha Trump.

“Liderët tanë janë budallenj”

Sipas Trumpit, Rusia në periudhën e George W. Bush pushtoi Gjeorgjinë, ndërsa në periudhën e Barack Obamas pushtoi Krimenë. “Jam i vetmi person në shekullin 21 ku gjatë presidencës Rusia nuk ka pushtuar ndonjë vend tjetër”, tha Trump.

Ai vuri në dukje se Putin është një person i “zgjuar” dhe shtoi se: “Problemi ynë i vërtetë është se liderët tanë janë budallenj”.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button