Ukraina ngre padi kundër Rusisë në Gjykatën e Hagës

Ukraina ka paditur Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ukraina ka ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për abuzimin e termit gjenocid për të justifikuar agresionin”, shkroi presidenti ukrainas, Zelensky në Twitter.

Ai tha se “kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndalojë aktivitetin ushtarak tani”.

“Ne presim që gjyqi të fillojë javën e ardhshme”, shtoi Zelensky.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button