Ukraina njoftoi se janë vrarë 4.300 ushtarë rusë

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Anna Malyar njoftoi se forcat ruse që kanë sulmuar vendin e saj kanë humbur rreth 4.300 ushtarë, 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 automjete të blinduara, 49 topa dhe 2 anije, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Facebook, Malyar ndau informacion lidhur me humbjet e forcave ruse në 3 ditët e fundit.

“Forcat ruse kanë humbur rreth 4.300 ushtarë, 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 automjete të blinduara, 49 topa, 2 anije, 1 kundërajror Buk, 4 sisteme raketahedhës Grad”, tha Malyar, e cila shtoi se në këto shifra nuk janë të përfshirë luftimet që vazhdojnë.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button