Ukraina: Kemi rrëzuar një numër të madh të mjeteve ajrore të ushtrisë ruse

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se krahas shumë mjeteve ajrore të Rusisë ka shkatërruar edhe një tren mallrash që transportonte karburant dhe vaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se gjatë ditës ushtria ruse ka humbur 3 avionë luftarakë Su-30 dhe dy avionë Su-25 si dhe 11 helikopterë dhe 2 avionë transportues İl-76.

Sipas ministrisë, krahas mjeteve ajrore dhe avionëve Su-27 të ushtrisë ruse janë shkatërruar sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 dhe Buk M-1. “Treni i mallrave që transportonte karburant është shkatërruar me punën e suksesshme të ekipit të dronëve Bayraktar TB2 (SIHA-dron i armatosur)”, tha ministria ukrainase.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button