Rusia mbylli hapësirën e saj ajrore për disa vende

Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët e Lituanisë, Letonisë, Sllovenisë dhe Estonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Agjencia Federale Ruse e Aviacionit (Rosaviatsiya), thuhet se vendimi për ndalimin e vendosur ndaj avionëve të këtyre vendeve në fjalë është si kundërpërgjigje ndaj ndalesës për fluturimet e avionëve rusë në këto shtete.

Po ashtu theksohet se vendimi përfshin edhe fluturimet transit.

Britania e Madhe, Bullgaria, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovenia, Letonia, Lituania dhe Estonia më parë kanë marrë vendim që të mbyllin hapësirat e tyre ajrore ndaj Rusisë.

Ndërsa Rusia në kundërpërgjigje mbylli hapësirën e saj ajrore për Britaninë, Bullgarinë, Çekinë, Poloninë dhe Rumaninë.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button