Presidenti i Ukrainës: Nuk bisedojmë me Rusinë në Bjellorusi

Rusia ka thënë dje  se një delegacion rus ka arritur në Bjellorusi, gjoja për bisedime me Ukrainën. Mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bisedimet në Minsk do të mund të ndodhnin nëse Rusia nuk do ta sulmonte Ukrainën nga territori bjellorus, transmeton REL.

Megjithatë, ai e ka lënë derën e hapur për negociata në vende tjera.

“Natyrisht se ne duam paqe, ne duam të takohemi, ne duam që lufta të marrë fund. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ne ua kemi ofruar këto vende rusëve.

“Secili qytet tjetër neve na përshtatet – nga i cili nuk janë nisur raketa drejt nesh. Kjo është mënyra e vetme që negociatat të jenë të sinqerta dhe që mund t’i japin fund luftës”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button