fbpx

Boris Johnson: Ukrainasit po luftojnë heroikisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se ukrainasit po “luftojnë heroikisht” dhe me “sukses të madh” në disa vende. Megjithatë, Johnson tha se duhet bërë më shumë për të ndihmuar Ukrainën në përpalljen e saj me Rusinë, transmeton REL.

Sanksione më të ashpra, duke përfshirë një lëvizje konkrete për të përjashtuar Rusinë nga sistemi global i pagesave SWIFT, ishin të nevojshme, tha Johnson.

Kryeministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar është duke dërguar furnizime humanitare, ushtarake dhe financiare në Ukrainë.

Ai shtoi se 1,000 trupa po dërgohen për të ndihmuar me fluksin e refugjatëve duke thënë po ashtu se qeveria e tij “sigurisht do të ndihmojë njerëzit që ikin për të shpëtuar jetën e tyre”.

Në orët e mbrëmjes së vonë të 26 shkurtit, përmes një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e Komisionit Evropian si dhe Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë.

Një prej masave që u konfirmua është edhe përjashtimi i bankave ruse nga sistemi SWIFT, një sistem i pagesave ndërkombëtare.

Sistemi SWIFT shërben si ndërmjetës dhe ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën.

Rusia e shfrytëzon shumë sidomos për pagesat e eksportit të gazit.

Përveç vendosjes së këtyre sanksioneve disa shtete duke përfshirë, Holandën, Gjermaninë, Republikën Çeke kanë ofruar edhe ndihmë ushtarake, duke përfshirë anti-tank dhe armë kundërajrore.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button