Askush nuk ka thënë se fundi i botës do të jetë në mars 2026

Ky publikim përbëhet nga supozime paushalle dhe të papërpunuara, që nuk ofrojnë ndonjë tërësi konkrete, ndërsa titulli senzacionalist shërben për tërheqjen e lexuesve. Ka shumë mënyra që përdoren për manipulim me masën dhe ndër ato më të famshmet është manipulimi me fundin e botës apo apokalipsin që çdoherë përdoret kur autorët kanë për qëllim gjenerimin e klikimeve masive.

Teksti që po recencojmë, në titull shkruan “datën” e fundit të botës që vlerëson që jetë – 16 Mars 2026.  Por, për këto parashikime të frikshme dhe serioze nuk ka dhënë ndonjë mbështetje logjike përveç thirrjes së përgjithshme në “fetë tradicionale”. Titulli është senzacionalist dhe e tërheq vëmendjen. Titulli paralajmëron njëfarë shikimi joshkencor dhe të pakonfirmuar, i nxit lexuesit që të klikojnë, që sipas të gjitha gjasave edhe ka qenë ideja.

Fotografia është vetëm sa për ilustrim, pa patur mundësi të shihet se a bëhet fjalë për meteor ose asteroid (për të cilin edhe bëhet fjalë në tekst).

“I quajtur ndryshe “Armaggedon”, fundi i ekzistencës së jetës të Tokës parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale..…”, shkruar në tekstin që po recensojmë.

Por këtu nuk shkruan as se cila fe, apo libër i shenjtë e kanë parashikuar datën 16 mars si ditë për fundin e botës sidomos duke marrë parasysh se as llogaritja e kohës nuk ka qenë njësoj kur janë shpallur librat e shenjë të shumicës së konfesioneve.

Vërehet se nuk janë respektuar standardet e gazetarisë, respektivisht nuk jepet përgjigje në pyetjet kyçe për të cilat duhet të ofrohet përgjigje në kreun e lajmit. Në vend të kësaj, jepet një citim i paqartë, i cili as që është identifikuar në mënyrë precize.

Autori manipulon me lexuesit duke u bërë poashtu nxitje që të klikojnë një video që tani nuk ekziston, dhe kjo është tregues se teksti ka qenë për një përdorim të shkurtër, siç janë të gjithë lajmet e rrejshme që gjenerojnë klikime, dezinformojnë dhe pastaj fshihen.

“Ndiqen! videon per te kuptuar se per qfare behet fjale:Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…”, shkruan më tej në tekst.

Për këtë lloj manipulimesh me shoqërim të videove apo fotove mund të lexoni edhe në Doracakun për edukim mediatik të projektit për Mendim Kritik.

Gazetari gjithmonë duhet të ketë kujdes se tekstin e lexojnë edhe njerëz që besojnë në gjithçka që lexojnë. Atëherë teksti mund të shkaktojë probleme. Por, për këtë në Maqedoni askush as që mendohet.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button