Pjesëtarët e Policisë dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut kanë protestuar në lidhje me nivelin e rrogave

Sindikatat e Policisë dhe të Armatës sot përmes protestës para Qeverisë kërkuan harmonizim urgjent të pagave  me atë minimale për punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Mbrojtje, raporton MIA. Kërkuan edhe sistemim të pjesëtarëve të ushtrisë nëpër institucione pasi të mbushin 45 vjet siç është parashikuar me Ligjin për shërbim në ARM.

Ata paralajmëruan se nëse  nuk plotësohen kërkesat e tyre, pas dy jave  para Qeverisë do të vendosin tenda.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Dellçev theksoi se me këtë protestë përcjellin se kjo gjendje më është e padurueshme në polici dhe presin përgjigje të shpejtë edhe nga kryeministri, nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Adnan Aliti theksoi se kjo protestë  është paralajmërim për Qeverinë dhe ministrin e Punëve të Brendshme ta mbajnë premtimin nga viti 2019 për një pjesë të pjesëtarëve sipas ligjit të cilët i plotësojnë kushtet të transferohen në Policinë kufitare. Ai potencoi se nuk kërkojnë asgjë më shumë, por të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në shtetin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button