Presidenti i Ukrainës e falënderoi presidentin dhe popullin e Turqisë

Në ditën e tretë të luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i Ukrainës ka falënderuar homologun turk dhe popullin e tij për shkak vendimit në lidhje me Detin e Zi, transmeton Portalb.mk.

“Falënderoj mikun tim, presidentin e Turqisë, Erdogan dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e fuqishme të tyre. Ndalesa e kalimit të luftëanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë skajshmërisht të rëndësishme sot”, deklaroi presidenti Vladimir Zelenskiy, përkundër asaj që Turqia dje nuk kishte pranuar kërkesën e tij.

Konventa e vitit 1936 i jep Turqisë kontrollin mbi ngushticat e saj dhe autoritetin për të rregulluar tranzitin e anijeve luftarake detare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button