AEK: Abonentët në telefoninë mobile duhet të marrin internet të shpejtë

Abonentët në telefoninë mobile duhet të marrin internet të shpejtë – njoftojnë nga Agjencia për komunikime elektronike.

Në Maqedoni, në tremujorin e tretë të vitit 2013, vetëm 3.5 për qind e abonentëve kanë internet me shpejtësi prej 30 megabit për sekondë. Sipas agjendës digjitale të Komisionit Evropian, deri në vitin 2020 të gjithë abonentët duhet të kenë shpejtësi të internetit prej 30 megabit për sekondë, ndërsa 50 për qind duhet të kenë qasje në internet me shpejtësi prej 100 megabit për sekondë.

‘Për të promovuar garë infrastrukturore atje ku qasja është e mundur teknikisht, është praktike dhe ekonomikisht e realizueshme. Shikuar në aspekt të operatorit me fuqi të ndjeshme në treg, kjo në formën më të thjeshtë do të thotë – sa operatorë alternativë si rezultat i mekanizmave të rregullimit të brezit të ardhshëm të rrjeteve qasëse, sigurojnë qasje deri te klientët përfundimtar duke përdorur prodhimet në shitje me shumicë të operatorit me fuqi të ndjeshme në treg’, u shpreh Vladimir Risteski- AKE.

Lajme të ngjashme

Back to top button