Më 24 mars do të mbahet gara që do të nxjerrë dy përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut për në Kuizin Evropian të Parasë

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut që kanë aplikuar për të marrë pjesë në Kuizin Evropian të Parasë, më 24 mars do të garojnë në Kuizin Evropian të Parasë, finalja e së cilës do të zhvillohet më 10 maj në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Në garën e 24 marsit planifikohet të marrin pjesë 70 shkolla fillore e të mesme me nxënësit e moshës nga 13 deri 15 vjeç, garë ku dy fituesit do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garën e 10 majit në Bruksel. Tre vendet e para do të shpërblehen financiarisht.

“Mentorët dhe nxënësit u njoftuan me mënyrën dhe rrjedhshmërinë e mbajtjes së kuizit dhe materialeve për përgatitje nga Banka Popullore dhe Komisioni i Letrave me Vlerë. Ndërkohë, u zhvillua edhe një ushtrim i shkurtë për pjesëmarrësit e garës kombëtare”, bëjnë të ditur nga Banka Popullore në lidhje me përgatitjet për garën e 24 marsit, ku kuizi do të realizohet përmes platformës elektronike “Kahoot”.

Ndryshe, nxënësit prej moshës 13 deri 15 vjeç, pavarësisht janë në shkollë fillore ose të mesme në Maqedoninë e Veriut, kanë pasur mundësi që të aplikojnë deri më 18 shkurt për Kuizin evropian për paratë. Kjo garë realizohet në lidhje me Javën Botërore të Parave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button