Deri të hënën studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për 2400 denarë për blerjen e ushqimit

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë aplikime nga studentët shtetas të RMV-së që nuk e kanë shfrytëzuar deri më tani mbështetjen financiare prej 40 euro për blerjen e ushqimeve, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi në këtë konkurs, duke bashkangjitur fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave, mund të bëhet përmes portalit për shërbime publike https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Kjo mundësi është e hapur çdo muaj nga dita e 20-të e muajit e deri në ditën e fundit të muajit.

“Në rrjedhë është aplikimi për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për studentë,  për studentët të cilët i  plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin  e Subvencionuar për Studentë, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ose ta realizojnë këtë të drejtë deri më tani”, sqarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke theksuar që kjo mbështetje jepet çdo muaj për 9 muaj të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button